Në tremujorin e parë të vitit 2022, popullsia aktive në vend ishte 811.197, prej tyre 691.498 ishin të punësuar dhe 119.699 ishin të regjistruar si të papunë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 55.3 për qind, shkalla e punësimit 47.1 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është 14.8 për qind dhe ka rënie krahasuar me normën në tremujorin e katërt të vitit 2021 kur ishte 15.2 për qind.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave informojnë se gjatë përpunimit të të dhënave për tremujorin e parë të vitit 2022, janë përdorur shpërndarjet demografike rajonale sipas gjinisë dhe grupmoshave pesëvjeçare për kalibrimin e popullsisë sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021./telegrafi/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...