Nga nesër deri në fund të majit Maqedonia e Veriut do të presë anëtarët e shtatë ushtrive aleate të NATO-s në kuadër të stërvitjes “Swift response 22”.
Siç njofton Ministria Britanike e Mbrojtjes, 2.500 trupa britanike do të marrin pjesë me 16 ekipe luftarake ajrore dhe një ekip luftarak të Brigadës Ajrore.
Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace thotë se përveç Maqedonisë, Londra po dërgon trupa në stërvitjet ushtarake në Poloni, Letoni dhe Finlandë, që është dislokimi më i madh i ushtrisë britanike jashtë vendit që nga Lufta e Ftohtë.
Udhëheqësit e ushtrisë thanë se shkalla e dislokimit do të pengonte “agresionin” në një shkallë të paparë më parë në Evropë.
“Mbretëria e Bashkuar jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe parandalimin e agresionit rus. Seria e ushtrimeve të Ushtrisë Britanike është thelbësore për të dyja. Ne vazhdojmë të dislokojmë në të gjithë Evropën, nga Balltiku në Egje”, Gjenerallejtënant Ralph Woodis.
Nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore dhe shumica do të zhvillohen në Krivollak dhe Stenkovec afër Shkupit.
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...