Në Maqedoni, 1.583.315 njerëz ose 75.9 për qind e popullsisë përdorin internetin, ndërsa një milion (48 për qind) janë të lidhur në rrjetin social Facebook, sipas web faqes statistikore të specializuara “Internet World Stats”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në numrin e përdoruesve të internetit, krahasuar me fundin e tetorit të vitit të kaluar, ka një rritje prej 80.000, ndërsa nuk ka ndryshim në të dhënat për përdoruesit e Facebook.
Nga vendet e rajonit, më shumë se Maqedonia, internetin kanë përdorur në Kroaci (90.9 për qind), Bosnjë dhe Hercegovinën (80.7 për qind) dhe Slloveni (79.9 për qind). Pas Maqedonisë, renditet Serbia (72.2 për qind), Greqia (70.1 për qind), Mali i Zi (69.9 për qind) dhe Bullgaria (66.3 përqind).
Në Evropë, internetit e përdorin 704 milionë njerëz, ndërsa krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, numri i përdoruesve të Facebook ka rënë për dy milionë, duke arritur në 341 milion.
Rrjeti online më shumë përdoret në Island dhe Norvegji, ku pothuajse e gjithë popullsia apo 99.2 për qind, kanë përdorur internetit. Në këto dy vende ka 63 për qind përdorues të Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...