Në Maqedoni janë punësuar 723.550, ndërsa të papunë 225.049

17:56 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Prej 948.599 personave të cilët vitin e kaluar e kanë përbërë popullsinë aktive në Maqedoni të punësuar janë 723.550, ndërsa 225.049 janë të papunë , tregojnë të dhënat e publikuara sot të Entit Shtetëror për Statistikë.

Shkalla e aktivitetit vitin e kaluar ka arritur 56,5 për qind, shkalla e punësimit 43,1, ndërsa shkalla e papunësisë 23,7.

Në vitin 2015 shkalla e aktivitetit arrinte 57, shkalla e punësimit 42,1, ndërsa shkalla e papunësisë 26,1.

Në popullsinë e përgjithshme të aftë për punë mbi 15 vjet sipas aktivitetit ekonomik dhe gjinisë, burrat marrin pjesë me 61,3 për qind, ndërsa gratë me 38,7 për qind.

Prej 723.550 të punësuarit e regjistruar, 555. 894 janë angazhuar në subjekte afariste në pronë private, ndërsa 167.657 në firma me pronë tjetër, gjegjësisht të përziera, bashkuara dhe shtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme