Google ADS

Në Manastir vidhen 32 mijë dollarë dhe stoli ari

14:27 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Manastir bën të ditur se nga një banesë në qytetin e Manastirit janë vjedhur mbi 32 mijë dollarë dhe stoli ari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti është paraqitur nga pronari i banesës, i cili ka raportuar se dje pasdite ka ndodhur vjedhja. Hajni ka hyrë dhunshëm në banesë dhe pas kërkimeve ka arritur që t’i gjej paratë dhe stolitë e arit.

Policia ka ndërmarrë të gjitha mastat për të kapur keqbërësin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme