Google ADS

Në Manastir të Maqedonisë kërkohet ‘vdekje për shqiptarët’

20:33 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Në qytetin e alfabetit shqip, Manastir, është shkruar parullë që kërkohet ‘vdekja e shqiptarëve’.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet se dikush ka shkruar grafite në qytetin e Manastirit me përmbajtje të urrejtjes nacionale dhe raciste.

Në këtë grafit është shkruar “Ligji është ligj”, dhe “Vdekje për Shqiptarët”, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo vie pasi Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme