Në Kuvendin e Maqedonisë është formuar Iniciativa për një njësi zgjedhore

18:53 | 16 Shtator 2019
Arbresh.info

E informojmë opinionin se në Kuvend është formuar iniciativa për një njësi zgjedhore, ku përfshihen 12 deputetë nga 10 parti dhe një deputet i pavarur. Në mbledhjen të Klubit të Deputetëve në Kuvend, të mbajtur më 11 shtator 2019, u formua një grup nga deputetët të cilët angazhohen për një model proporcional me njësi zgjedhore, thonë nga Iniciativa.

“Si anëtarë të Iniciativës kërkojmë që të përfshihemi në procesin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, për të cilën ne jemi të detyruar si shtet pas vërejtjeve të OSBE-ODIHR-it që nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Për këtë qëllim, sot kërkuam me shkrim përmes arkivit një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarët e tre partive LSDM, OBRM-PDUKM dhe BDI, të cilët po udhëheqin këtë proces”, thonë nga Iniciativa.

Nga Iniciativa besojnë se kjo do të sigurojë transparencë dhe gjithëpërfshirje më të madhe të të gjithë procesit, si dhe respekt për vullnetin e atyre qytetarëve që presin demokratizimin e vendit përmes ndryshimeve në modelin zgjedhor.

Për gati dy dekada, që nga viti 2002, Maqedonia ka në fuqi një model zgjedhor proporcional me gjashtë njësi elektorale./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme