Në vendkalimin kufitar Debeli breg, në kufi me Kroacinë, policia malazeze la konfiskuar rreth 64 kilogramë drogë, skank dhe ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë.
Droga u gjet në autobusin me targa të Malit të Zi, i cili, përmes Splitit qarkullonte në relacionin Podgoricë – Zagreb pas njoftimit të shoferit se në bagazhin e autobusit gjendeshin tri çanta të dyshimta udhëtarësh, përcjellin medie malazeze kumtesën e policisë.
Në kumtesë thuhet se të gjithë udhëtarët kishin mohuar të jenë pronarë të valixheve dhe për këtë arsye u bë kontrolli detaj e më pas edhe përpunimi kriminalistik. Pas kësaj, sipas kumtesës, u verifikua se droga u përkiste shtetasve shqiptarë dhe u arrestuan A.F. (39) dhe V.K. (24 vjeçar).
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...