Në një krizë politike të zgjatur, korrupsioni rritet vazhdimisht. Ekspertja e antikorrupsionit Sllagana Taseva për Telma thotë se në këtë periudhë nuk mund as të thuhet se ka luftë kundër korrupsionit dhe larjeve të parave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është periudhë ku nuk funksionojnë institucionet dhe ligjet, kjo periudhë mund të shfrytëzohet për larjen e parave dhe korrupsionit dhe për hudhjen e asaj që duhet të hudhet”, deklaroi Sllagjana Taseva.
Ndërsa sipas profesorit Miodrag Llaboviq, problemi më i madh në Maqedoni është sistemi i korrupsionit të cilin e kanë instaluar qarqet më të larta politike. Ai tha se ky problem duhet të zgjidhet me aktivitete afatgjate dhe ad’hok.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?