Google ADS

Në Komunën e Gostivarit s’ka raste të reja me Covid-19, Vrapçishti me një rast të ri

13:09 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Në Komunën e Gostivarit nuk ka raste të reja të të infektuarve me coronavirus. Numri i të infektuarve deri sot mbetet 5. Rast i ri është regjistruar në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa kjo komunë momentalisht ka 3 të infektuar.

Instituti për Shëndet Publik bën të ditur se i infektuari është nga fshati Negotinë ndërsa momentalisht nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore dhe çfarë simptoma ka pasur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, në Gostivar deri tani janë testuar 153 persona prej të cilëve nëntë kanë rezultuar pozitiv. Në mesin e tyre janë 3 punonjës shëndetësorë dhe një person, tre persona nga Vrapçishti dhe një person nga Strumica i cili ka qenë në karantinë shtetërore në Mavrovë.

Rasti i fundit në Komunën e Gostivarit u regjistruar dje. Bëhet fjalë për një person nga fshat Çajlë që ndodhet në izolim shtëpiak.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme