Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska për hetimin e ish-sekretarit të Përgjithshëm, Muhamed Zekiri askush nuk nuk e ka ditur dhe ka qenë risi për të gjithë ne.
“Deri tani në Komisionin Anti-korrupsionin nuk ka arritur asnjë denoncim nga askush, as anonim dhe dikush tjetër për ish-sekretarin e Përgjithshëm, Muhamed Zekiri. Ka qenë risi për të gjithë ne”, u shpreh Ivanovska.
Zekiri sot u shpreh se jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit, ndërsa kryeministri Kovaçevski pranoi dorëheqjen e tij.
“Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e gjyqësisë dhe respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurë për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm”, deklaroi Kovaçevski.
Kujtojmë se se prokurorja Vilma Ruskoska sot deklaroi se lënda për hetim për shpërdorim që është ngritur kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekirit dhe dy shtetasve kroatë./telegrafi/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...