Në Maqedoninë e Veriut, temperaturat e ulëta kanë dominuar gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa bora ka mbuluar disa zona malore me trashësi të konsiderueshme.
Në Kodrën e Diellit, trashësia e borës ka arritur në 43 cm, ndërsa në Mavrovë ajo ka shkuar në 38 cm.
Këto kushte kanë sjellë një atmosferë të dimrit të thellë, me temperatura që kanë arritur deri në -3 gradë në Berovë, e cila ka shënuar temperaturën më të ulët atje.
Sipas Alsat.m, pjesa tjetër e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar temperatura më të buta, me -2 gradë në Tetovë, Shtip dhe Strumicë, ndërsa Shkupi regjistroi temperaturë të ulët prej -1 gradë.
Në zonat tjera si Kumanovë dhe Veles janë regjistruar 0 gradë, ndërsa Lazaropole dhe Vinicë shënonte 1 gradë.
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e...
Pas thyerjes së rekordit me followersa, Gjesti thyen edhe re...