Kërkesa për ekstradimin e Goran Grujevskit, ish-shef i Drejtorisë së pestë dhe Nikolla Boshkovski nga DSK-ja, është në duart e Prokurorisë në Selanik.
Prokuroria greke në Selanik disa ditë po i shqyrton akuzat, rivlerëson provat dhe vërteton se për çfarë i kërkon të dyshuarit drejtësia maqedonase për ti gjykuar.
Nga Komiteti grek për bashkëpunim ndërkombëtar, për TV 24 kanë vërtetuar se dokumentacionin është duke e shqyrtuar organi gjegjës. Se kur do të ekstradohen dy agjentët të cilët Maqedonia i kërkon për ti dënuar për aferën e përgjimeve, do të vendos Prokurori përkatës.
“I kemi pranuar dokumentat para disa ditëve dhe ato janë dërguar te prokurori në Selanik, por më shumë informacione për rreth lëndës nuk mund t’ju japim”, thonë nga Komiteti për bashkëpunim ndërkombëtar gjyqësor. Në ndërkohë, dy të akuzuarit po i kalojnë ditët në burgun hetues në Selanik ku po vuajn paraburgim ekstradues dhe presin që më 1 dhjetor të gjykohen edhe në Greqi për posedimin e pasaportave të falsifikuara bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në ndërkohë të kërkojnë azil politik në Greqi, ndërsa pritet që edhe në gjykimin e 1 dhjetorit në gjykatën e Selanikut të thirren në persekutim politik./Telegrafi/
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...