Vjedhja e makinave në zonën e plazhit në Durrës është kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë aty.
Bujari, është shqiptar i Maqedonisë. Makina e babait të tij u vodh në sheshpushimin e pallatit ku po kalojnë pushimet.
“Nga ora 10.00 e mëngjesit kemi konstatuar se makina nuk është këtu. Rastin e kemi denoncuar në policinë e plazhit, po akoma nuk kemi asnjë informatë se ca do bëhet. Nga vjedhësit e makinave nuk ka asnjë gjurmë se zona përreth nuk ka kamera, dhe policia thotë nuk kemi ça të bëjmë ne”, thotë Bujari për TopChannel.
Bujari nuk është i vetmi pasi gjatë sezonit turistik janë denoncuar 5 raste vjedhjesh të makinave në policinë e Durrësit nga e cila mësohet se markat e synuara janë BMW dhe Mercedes Benz. Të dëmtuarit shprehen se efektivët e policisë nuk po punojnë sa duhet për zgjidhjen e problemit.
“Lajmërova policinë, i rashë mbi 10 herë, asnjëherë nuk përgjigjet policia. Kam vajt shumë herë në polici, të shohim thonë, deri tani ka një muaj asnjë gjë hiç. Vetë me mënyrat e mia i kam çuar kamerat, më thonë nuk zbulohet”, thotë një tjetër pushues.
“Ne kemi pasur një celular brenda që ka qenë në gjendje deri mbrëmë, por policia nuk besoj se e ka bërë punën e vetë për celularin që ka qenë në makinë”, tha më tej Bujari nga Maqedonia.
Mjetet të vjedhura, pasi iu ndryshohet numri i shasisë, tregtohen në vendet e rajonit, ose përfundojnë për pjesë këmbimi nëpër serviset e shumta të vendit.
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Interesim i lartë për Fest 2, rezervohen biletat për natën f...
Ilir Meta mbetet në burg, flet avokati i tij pas këtij vendi...
Misioni amerikan në OKB shkruan për takimin e Ambasadorit Wo...
Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda/ Si ta ndaloni atë
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...