Pothuajse dy muaj më parë, Komisioni Evropian miratoi Draft Kornizën e negociatave, e cila rregullon rrjedhën e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Konferenca e parë ndërqeveritare pritet të zhvillohet pasi korniza e bisedimeve të kalojë në disa filtra, në vjeshtë ose dimër. Pastaj, me hapjen e kapitullit të parë, vendi ynë do të fillojë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE.
Metodologjia e re parashikon shpërblim, por edhe ndëshkimin e vendeve kandidate, në varësi të përparimit të tyre. Nëse vendi zbaton mirë dhe në mënyrë të efektshme reformat, atëherë përfitimet do të pasojnë së shpejti, domethënë anëtarësimi në tregjet dhe programet. Nëse vendi ngel mbas, atëherë vendet anëtare do të kenë të drejtën e pezullimit.
Procesi i negociatave, në përputhje me metodologjinë e re, do të zhvillohet në tridhjetë kapituj të ndarë në 6 grupime – vlera thelbësore (themelet), tregun e brendshëm, konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, axhendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme, burimet dhe bujqësinë dhe marrëdhëniet e jashtme./Telegrafi/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...