“Për banorët e Dibrës, zgjedhjet lokale nuk kanë përfunduar ende. Sot votohet për herë të tretë. Më 31 tetor, përderisa në të gjitha komunat e tjera u votua për rrethin e dytë, në Dibër u rivotua në një vendvotim nga rrethi i parë. Por, pas rivotimit asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë përqindjen e kërkuar, kryetari i ardhshëm i komunës së Dibrës duhet të zgjidhet sot”.
Të drejtë vote kanë 19.211 qytetarë kurse votimi zhvillohet në 27 vendvotime. Nga Komisioni komunal zgjedhor thonë se votimi po zhvillohet në atmosferë të mirë.
Kurse në vendvotimet atmosfera ka qenë e qetë, përveç në disa raste ku janë vërejtur persona pa maska mbrojtëse.
“Në vendvotimin 0544 nga gjithsej 835 votues kanë dalë 174. Votimi po shkon shumë mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë problem….”- deklaroi Ljubinka Ljubinoska, nënkryetare е vendvotimit.
“Për të gjithë të jetë më mirë dhe vetëm shëndet. Çfarë prisni nga kryetari i ardhshëm i Komunës së Dibrës? Të jetë për paqe për të gjithë, të ketë vëllazërim-bashkim dhe t’i respektojë të gjithë njerëzit që janë në vështirësi”.
Pak para rivotimit të 31 tetorit në Dibër, u emërua kryetari i ri i KKZ-së dhe anëtarë të ri, për shkak të parregullsive të identifikuara nga KSHZ-ja më herët. E ndërsa në Dibër po votohej, rruga për në Mavrovë rreth 4 km është bllokuar për shkak të punimeve ndërtimore. Kishte qytetarë që janë votues në Dibër, që jetojnë e punojnë në qytete të tjera dhe që nuk kanë mundur të dalin në kohë në vendvotim, ndaj ka pasur nervozizëm. Që t’i lëshojë policia, i kanë treguar kartat e identitetit./alsatm
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist