Në Dibër konfiskohen 20 kilogramë marihuanë

20:12 | 4 Maj 2021
A. B.

Siç njoftojnë nga MPB, pjesëtarët e Departamentit për Punë të Brendshme në Dibër dje në një objekt të braktisur kanë zbuluar katër thasë me marihuanë.

“Dje policët e DPBD në dalje të Dibrës, në një objekt të braktisur në afërsi të stadiumit të qytetit, kanë gjetur katër thasë me marihuanë që ka peshuar rreth 20 kilogramë”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Ai shtoi se me udhëzim të Prokurorit Publik droga është çuar në autopsi dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Objekti i braktisur ku është gjetur droga është në dalje të Dibrës në rrugën rajonal Dibër Strugë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme