Gjendja epidemiologjike në Dibër e cila ka qenë vatra e parë e Covid-19 në shtet është e qëndrueshme. Tanimë 45 ditë nuk ka raste të reja, ndërsa siç konfirmojnë nga Spitali i Dibrës nuk as pacientë që paraqiten me simptoma të dyshimta të virusit.
Numri i të infektuarve mbetet në 51 ku dy janë nga Qendra Zhupë. Janë shëruar 47 persona, ndërsa kanë vdekur katër.
Sipas statistikave të policisë, në vetizolim janë tre persona të cilët rregullisht kontrollohen nga ana e nëpunësve policor.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policor në koordinim me Inspektoratin e punës në Dibër kanë kryer edhe 12 kontrolle në objekte hotelierike dhe objekte tjera. Në të njëjtën kohë kanë lëshuar tetë urdhra kundërvajtës ndaj personave fizik për shkelje të kryer në kundërshtim me dekretin në fuqi ligji për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë”, ka deklaruar Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB- Ohër.
Siç informojnë nga Shtabi operativ komunal edhe më tej shpërndahet ndihmë humanitare për familjet që janë në gjendje më të vështirë socio-ekonomike. Shpërndarja bëhet në bazë të listës së përgatitur nga Qendra për punë sociale ndërkomunale, Kryqi i kuq dhe Shoqata humanitare që veprojnë në qytet.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...