Mbeturinat komunale nga komuna e Gostivarit sërish sillen në deponinë Rusino pas pothuajse bllokadës prej tre ditëve. Pushteti lokal dhe qytetarët të cilët protestuan, arritën marrëveshje të përkohshme, me çka u parandalua shtresimi i mbeturinave në qytet dhe lagjet përreth.
Nga nisma qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” konfirmuan se do t’i lejojnë vetëm automjetet e Ndërmarrjes komunale Gostivari, përderisa ndalesa për ndërmarrjet e tjera komunale do të vlejë edhe më tutje.
Marrëveshja u arrit pasi që Komuna e Gostivarit përmbushi një nga kërkesat, përkatësisht të dërgohet dokument me kërkesë drejt Qeverisë dhe Ministrisë së Ekologjisë për zgjidhje të problemit me deponinë Rusino.
Ndërprerja e bllokadës, e cila filloi prej të dielës në mesditë, mbrëmë rreth orës 22:00 e konfirmoi edhe drejtori i NP Komunalja, Isak Lazami. Ndërmarrja komunale Gostivari u përball me problem, pasi që tre ditë nuk mund të transportonte mbeturina në deponi. Mbeturinat nga kontejnerët i depononin në një nga hallat të cilat i shfrytëzojnë si depo.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari akuzoi se rreth protestave për deponinë “Rusino” ka lojëra të pista në të cilat është e përzier deponia.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese