Google ADS

Në covid qendrat në Shkup për 24 orë ka pasur 4 pacientë të hospitalizuar

13:12 | 12 Qershor 2021
A. B.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid qendrat në Shkup ka 4 pacientë të hospitalizuar me coronavirus. Gjithsej 36 persona po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Institutin për TBC nuk ka pasur pranim të pacientëve, po ashtu edhe në spitalin “8 shtatori”, ndërsa 4 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Siç njoftojnë nga MSH, janë shëruar 7 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC mjekohen 2 pacientë, në spitalin “8 shtatori” ka 12 pacientë dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 22 pacientë.

Gjithsej 36 pacientë po mjekohen në spitalet e Shkupit, kurse numri i shtretërve të lirë deri në ora 8 mëngjesit ka qenë 90 vende të lira./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme