Edhe pse do të rivotohet vetëm në një vendvotim, ku të drejtë vote do të kenë 719 votues, televizionet dhe mediat janë të detyruar në bazë të kodit zgjedhor, të respektojnë heshtjen zgjedhore.
Nënkryetari i këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Milaim Fetai, thotë se pa marrë parasysh se në sa vende votohet, nëse KSHZ shpallë rivotim, hyn në fuqi kodi zgjedhor dhe neni 76-B, ndalon transmetimin e materialeve audio-vizuale të cilat mund të ndikojnë tek votuesi.
“Pa marr parasysh se në sa vende votohet, derisa Komisioni Shtetëror Zgjedhor e vendos se në një vendvotim duhet të rivotohet, për shkak se ai mund të ketë implikime në rezultatin final, pasi bisedojmë për zgjedhjet lokale, për komunën e Çairit, atëherë normalisht se heshtja zgjedhore vlen për ato media të cilat kanë qasje, gjegjësisht programet e tyre vijnë në këtë komunë, në komunën e Çairit. Këtu bëhet fjalë për media që emitojnë program në nivel shtetëror”, tha Milaim Fetai, Nënkryetar i këshillit të Agjencisë.
Por megjithatë, Fetai vlerëson se nëse ka disponim tek partitë politike, sektori civil, dhe tek mediat që ky ligj të pësoj ndryshime, për këtë duhet të debatohet. Por ky debat nuk duhet të jetë prioritet për mediat, thotë kryetari i SHGM-së, Naser Selmani. Sipas tij, për çdo incident gjatë procesit zgjedhor duhet të raportohet, por jo edhe të propagandohet për një opsion politik, votuesi duhet të lihet i qetë të zgjedhë se për kënd do të votojë, dhe pikërisht këtë e garanton heshtja zgjedhore.
“Unë mendoj sinqerisht se problemi i heshtjes zgjedhore nuk është problemi më i madh që duhet ta shqetësoj komunitetin e gazetarëve në Maqedoni. Ky është një parim që vlen në të gjitha vendet e lira demokratike dhe mendoj që nuk duhet të paraqet problem për lirinë e fjalës”, tha Kryetari i SHGM, Naser Selmani.
Pas një fushate ku votuesi bombardohet nga secila anë, heshtja zgjedhore nuk ka kuptim, sipas profesorit universitar, Lulzim Murtezani. Ai thotë se kjo praktik është demokratike, me qëllim që të lihet votuesi të zgjedh në qetësi se për kënd do të votojë, por nëse merren parasysh se çka ndodhë me online mediat, kjo nuk është e mundur.
“Në rrethanat të cilat janë shumë të bujshme dhe i paraprinë aktit të votimit, mendoj se heshtja zgjedhore nuk ka kuptim e vet. Në shoqëri demokratike, por edhe këtu te ne, më së miri është që kjo heshtje parazgjedhore të tej zgjatet ose në një farë mënyre mos të funksionoj. Nuk ka logjik pra”, tha Lulzim Murtezani, profesor universitar.
Në rast se subjekti shkel nenin 76 të Kodit Zgjedhor, ai është i detyruar të paguajë dënim në vlerë prej 8000 euro.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...