Televizioni Telma dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) kanë publikuar një anketë për besueshmërinë e liderve partiak në Maqedoni, ku ka disa rezultate befasuese.
Kryeministri Zoran Zaev është më i besuar, me 24,1% vota, kurse në vend të dytë radhitet pikërisht kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, me 9,9% dhe që kritikohet ashpër për qëndrimet e tija, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski vazhdon të gëzojë besim të madh te qytetarët, duke lënë në hije liderin e tanishëm. Gruevski ka një besim prej 6,1%, kurse Mickoski 2,9%.
Në taborin e partive shqiptare nuk ka ndryshime, Ali Ahmeti vazhon të kryesojë me 4,1%, pastaj Ziadin Sela me 2,9% dhe Bilall Kasami me 0,5%.
Sa u përket shifrave të partive politike, nëse nesër do të kishte zgjedhje, atëherë LSDM-ja kryeson me 25,5%, pastaj OBRM-PDUKM-ja me 20,6%, e pasuar nga BDI-ja me 7,4%, pastaj Aleanca Shqiptare me 2.9% dhe Lëvizja Besa me 1,7%. E majta merr 1,7% të besimit, apo votave.
Sipas anketës, është rritur besimi i shqiptarëve të LSDM-ja, me 13,2%, nga 12,4% sa ishte vitin e kaluar.
31,3% nuk i besojnë asnjë lideri, kurse 11,5% nuk dijnë se kë ta votojnë.
Kryeministri Zaev është notuar me 2,78.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...