Deputetët në Maqedoninë e Veriut sot me 64 vota “për” dhe 40 “kundër” zgjodhën Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit.
Mitreski, i cili deri më tani ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të, pas zgjedhjeve të 8 majit.
Në seancë folën deputeti i LSDM-së Martin Kostoski, i cili i dha përkrahje të plotë Mitreskit, Nikolla Miceski, koordinatori i OBRM-PDUKM-së, i cili tha se nuk do ta mbështesin Mitreskin.
Kryeparlamentari i ri dha betim solemn, pas së cilës, siç ishte paralajmëruar, do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata të shkurtra nga Xhaferi dhe Mitreski.
Mitreski shkurtimisht falënderoi për mbështetjen, si dhe Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova.
Të enjten kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhanë dorëheqje në pajtim me ligjin që parasheh formim të Qeverisë teknike, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare.
Këtë fundjavë pritet që të votohet edhe Qeveria teknike, kryeministër i së cilës do të jetë Talat Xhaferi. Kjo shënon edhe herën e parë që një shqiptar drejton qeverinë në Maqedoninë e Veriut. /rtsh.al/
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale