Ndryshime në ligjin për kundërvajtjet, ulen gjobat

17:56 | 19 Maj 2018
A. B.

Ministria e Drejtësisë do të ndryshojë ligjin për kundërvajtjet. Një risi kryesore është se niveli i gjobave do të reduktohet për 50%, informojnë për Alsta M ekspertë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve ligjore.

Gjoba më e lartë për qytetarët parashikohet të jetë 500 euro dhe për kompanitë 1000 euro. Nëse është fjala për shkelje më të rëndë edhe niveli i gjobës duhet t’i tejkalojë këto shuma, atëherë procedura shkon në gjykatë – shpjegojnë ekspertë. Propozim teksti është tashmë në dispozicion në ENER.

“Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore do të jetë kryesisht për zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje. Pastaj do të ketë dallim të qartë ndërmjet shkeljes administrative dhe kundërvajtjes gjyqësore, parandalim dhe jo represion, apo shqiptim i një paralajmërimi para se të shqiptohet shkelje administrative kur kjo është e mundur, si dhe përmirësimi i efikasitetit të procedurës kundërvajtëse” – thuhet në Propozim-ligji për kundërvajtje.

Dënimet e mëdha nuk i mbushën me mend ata që me vetëdije e shkelin ligjin, konsiderojnë një pjesë e qytetarëve që i kemi intervistuar.

“Edhe nëse janë dënimet e larta, kryerësi i kundërvajtjes, sërish do ta bëjë atë, ai që i lejon vetes ta bëjë atë, apo do të mund ta bëjë atë, dhe mos e paguajë gjobën.”

“Ata duhet të mbeten të larta, sepse në trafik është tmerr.”

“Me gjoba të ulëta, askush nuk kujdeset që mos të ndëshkohet. Gjoba të larta dhe sa më të larta.”

“Po rreth standardit, a kemi të holla për t’i paguar?”

“Nuk ka rëndësi, secili të mendojë me kokën e tij, nëse ka për të paguar gjobë, të sillet normalisht, nëse sillet jo normalisht, le të shkojë në burg.”

Me ndryshimet do të jetë i detyrueshëm paralajmërimi për kompanitë të cilën do ta shqiptojnë inspektorët nëse është fjala për shkelje të parë. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përshëndesin ndryshimet e paralajmëruara.

“Gjobat e larta janë barrë shtesë për kompanitë, për më shumë se 18% të tyre, bazuar në anketën që kryem me odat tjera dhe ia paraqitëm Qeverisë. Sigurisht që reduktimi i gjobave do të ishte pozitiv, por edhe më i rëndësishëm është ndryshimi në qasjen e shërbimeve të inspektimit, pasi 20% e kompanive ankohen se inspektorët insistojnë në gjetjen e parregullsive vetëm për të ndëshkuar” – thonë nga OEMVP.

Disa nga ekspertët që ne i konsultuam për ndryshimet thonë se Maqedonia ndoshta është i vetmi shtet që në buxhet ka një paragraf për mbushjen e arkës së shtetit në bazë të gjobave që do të mblidhen nga qytetarët. Mesatarisht, ky paragraf është në nivelin e 0.5% të buxhetit të shtetit. Ligji aktual u miratua tre vjet më parë dhe ka pasur shumë reagime në publik në lidhje me nivelin e gjobave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme