Vendosja e orës së vazhduar policore, e cila fillon nga ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, çdo ditë pune dhe nga ora 16:00 të premten deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, shkaktoi ndryshime në itinerarin hekurudhor.
Nga Hekurudhat informojnë se prej sot do të qarkullojnë trenat në relacion Veles – Shkup – Veles: Treni nr. 601 do të qarkulloj sipas orarit të rregullt, nisja nga Shkupi në ora 09:15
Treni nr. 2080 do të qarkulloj me nisje më të hershme nga e zakonta, më saktësisht nisja nga Velesi do të bëhet në ora 11:30 Treni nr. 2081 do të niset më herët nga Shkupi, në ora 12:40, dhe Treni nr. 2082 do të niset më herët nga Velesi, më saktë në ora 13:44.
Nga e hëna deri të premten do të qarkulloj një tren i udhëtarëve ad-hok në linjën Shkup-Veles, me një nisje të planifikuar për ora 05:45 që pritet të arrijë në Veles në ora 06:30 (garnitura).
“Në linjën Shkup-Gjevgjeli– Shkup do të qarkullojë treni nr. 611 nisja nga Shkupi sipas orarit të rregullt në ora 06:23. Treni nr.632 me nisje nga Gjevgjelia do të pësoj ndrysh në orar, më saktë do të niset më herët, në ora 11:30. Treni nr.630 nga Velesi do të niset me një vonesë prej +32 min, më saktë në ora 06:45”, kumtojnë nga Hekurudhat .
Prej atje theksojnë se në linjën Shkup-Manastir-Shkup: do të qarkullojë treni nr. 641 niset nga Shkupi sipas orarit të rregullt në ora 06:57. Treni nr. 642 do të niset nga Manastiri më herët, më saktë në ora 10:50.
Sot, siç theksohet në kumtesë, do të qarkullojnë edhe trenat 640 në linjën Manastir-Shkup dhe 661 në linjën Kërçovë-Shkup. Trenat tjerë të planifikuara me itinerarin për vitin 2019/2020 nuk do të qarkullojnë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...