Ndryshimet në Ligjin e punëve të jashtme me të cilin propozohet që ambasadorët të kenë shtetësi të dyfishtë, nuk munden ta kalojnë Komisionin amë për punë të jashtme. Edhe pse janë në rend dite Komisioni vazhdimisht anulohet.
Jozyrtarisht kryetari i Komisionit, Antonio Milloshovski nuk e cakton mbledhjen, sepse në biseda joformale me një pjesë të anëtarëve, i është thënë se dy ditë para shpërbërjes së Kuvendit, nuk është mirë të bëhen intervenime parciale për cilindo ligj, përfshirë edhe atë të punëve të jashtme. Dy deputetët Artan Grubi i BDI-së dhe Julijana Nikollovska nga LSDM propozojnë që ambasadorët e ri të mund të kenë shtetësi të dyfishtë, por të mos mund ta kryejnë funksionin e ambasadorit në vendin prej ku e kanë shtetësinë e dytë.
“Nisemi nga parulla “mundësi të barabarta për të gjithë”. Nëse mund të jetë deputet, ministër, president, personalitet me shtetësi të dyfishtë, atëherë nuk shohim përse të jetë edhe ambasador, që kuptohet si profesional është delikat, por të gjitha profesionet tjera që kanë kontakt me informacione të ndjeshme, mund të kenë shtetësi të dyfishtë, konsideronim që ky është propozim i mirë dhe e parashtruam deri tek Kuvendi”, deklaroi Julijana Nikollovska, Deputete e LSDM-së.
Edhe në Komisionin e juridiko-ligjvënës anëtarët nuk mbajtën seancë sepse Ligji nuk e ka kaluar komisionin amë.
“E caktuar më 12.02.2020 në orën 12 të mesditës në Sallën 4 të kuvendit dhe e njëjta bie nga rendi i ditës sepse tashmë është në seancë”, tha Sonja Mirakovska, Kryetare e Komisionit juridiko-ligjvënës.
Sipas ligjit ekzistues për punët e jashtme, ambasadorët mund të jenë persona vetëm me shtetësi të Maqedonisë./alsat
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...