Në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm pjesa e ndarë për mbrojtjen e ambientit jetësor, cilësohet si e pamjaftueshme sipas Ministrit të Ekologjisë Naser Nuredini. Ndonëse ndotja e ajrit tangon qytetarët në çdo sezon dimëror, nga Ministria e Financave vlerësuan se duhet ndarë 4,5 milion euro më pak sesa nevojat reale për tu mbrojtur nga ky fenomen. Kreu i dikasterit të ambientit jetësor, në emisionin “360 gradë” tha se është herët të bisedohet për detaje meqë ky është vetëm draft. Ai duke cituar draftin tha se edhe për monitorimin nga ndotja e ajrit janë ofruar 290 mijë euro më pak se sa nevojat e konstatuara. Nuredini theksoi se masat kundër ndotjes duhet të shtohen, duke filluar nga bazat e matjes së cilësisë së ajrit.
“Fatkeqësisht disa nuk punojnë, ne kemi rregulluar 5 prej tyre që janë me efektive. Pasi që ta balancojmë buxhetin dhe nga shtatori po menaxhojmë me fondet e marra. Kemi urdhëruar të ndërmarrim disa masa, të cilat do të rregullohen deri në dhjetor. Mendoj se është shumë më rëndësi të monitorohet cilësia e ajrit, pasi që të bëhen analizat na jep mundësi që ne të veprojmë për masat e ardhshme”, tha Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.
Edhe ambientalistët thonë se këto shuma të ofruara janë të ulëta për tu kujdesur seriozisht për mbrojtjen e ambientit jetësor. Ata madje thonë se ka edhe një javë kohë për tu bërë ndryshimet e këtij drafti në fushën e menaxhimin me mbeturinat, ujërat e zeza dhe me masat kundër ndotjes së ajrit. Liljana Popovska nga Partia për Ripërtëritje thotë se nuk do të lejojnë që ndotja të na shkaktoj kancerin.
“Nuk mundet ajo që të lejohet, ashiqare që nuk ka kontrolle serioze mbi kapacitete industriale. Derivatet janë çështja kyçe për ndotjen e ajrit, si nga industri ashtu edhe nga amvisëritë. Nuk duhet ne që të merremi me ndotësit e imët të amvisërive, por me këto ndotësit e mëdhenj që vjen nga fabrikat. Duhet të bëhet një listë për ndalesën e llojeve të derivateve që të mos përdorën në vend”, pohoi Liljana Popovska, “PRT”.
Shoqatat Joqeveritare njoftuan se kanë grumbulluar 10 firma nga peticioni kundër ndotjes, me të cilin synojnë anulimin e Ligjit të doganave në fushën e importit falas të mbeturinave, ndryshimin e Ligjit për menaxhimin me mbeturinat të vitit 2004, shfuqizimin e lejeve për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave të hekurit, gomave, plastikave dhe materjeve të tjera të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit jetësor./Alsat/
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri