Rikthehet ndotja e ajrit. Shkupi, Tetova dhe Kumanova në 24 orët e fundit kanë qenë qytetet me ajrin më të ndotur edhe atë pesë fish mbi nivelin e lejuar.
Ndërsa sot stacionet matëse të ajrit, tregojnë rezultate shqetësuese të ndotjes së ajrit në Kërçovë, Karposh dhe Qendër. Ambientalistët thonë se ndotja e ajrit i ka gjetur autoritetet të pa përgatitura. OJQ-të kritikojnë Institucionet kompetente se nuk kanë punuar mjaftueshëm për përmirësimin e gjendjes.
“Institucionet duhej që të punonin 12 muaj çdo vit me qëllim që të zgjidhej ky problem, dhe të paktën çdo vit të kemi njëfarë lloj përmirësimi të gjendjes në aspektin e përmirësimit të ajrit. Unë këtë vit e shoh mundësinë që qytetarët të mund vetë ta paraqesin deri në komunën ku përkasin, për ndonjë problem që ata vetë e shohin, nëse bëhet fjalë për industri, për ndezje të hedhurinave apo të ngjashme. Unë jam skeptike se do të ketë ulje të dukshme të ndotjes së ajrit, por duhet të pajtohemi se kjo është një problem që zgjidhet në afat më të gjatë kohor” deklaroi Ana Celloviq Leskoska, Organizata “Eko Svest”.
Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku tha për Alsat M se nesër do të publikohen masat kundër ndotjes së ajrit.
“Ne si ministri dhe Qeveri kemi krijuar grupin punues ku do tw dalim me masa ku do tw kemi një takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe kryetarit të Shkupit dhe do t’i shpalosim, të gjitha masat nesër. Këto masa janë të kushtueshme për shtetin por ka disponim nga ana e Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrisë së Ambientit Jetësor për mbrojtjen nga ajri i ndotur dhe masat se si të merren, të cilat masa janë të kushtueshme dhe duhet të parashihen në buxhetin e shtetit për të marr hapat se si duhet ta zvogëlojmë ndotjen e ajrit” tha Sadulla Duraku, ministër i Ambientit Jetësor.
Qyteti i Shkupit ndërkohë ka rekomanduar që qytetarët sa më pak të përdorin automjetet, të ndalohet djegia e mbeturinave ndërsa paralajmëruan edhe kontrolle të rrepta të inspektoratit për ekologji.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...