Ambientalistët kërkojnë angazhim serioz dhe masa afatgjate kundër ndotjes. Toni Nikushevski thotë se shkaktarët e ndotjes së Shkupit janë të shumtë dhe se është e nevojshme të sigurohen matës të ri të nivelit të ndotjes së ajrit, por se me buxhetin aktual të shtetit është vlerëson se kjo do të ishte e vështirë. Qyteti i Shkupit, ditëve të fundit, është listuar në listën e qyteteve më të ndotura në botë.
“Gjatë gjithë kohës nuk është ndërmarrë asgjë prandaj kemi arritur deri në këtë pikë të ndotjes serioze. Duhet të merren masa afatshkurta, të mesme dhe masa me afat të gjatë. Në masat afatmesme dhe afatgjata duhet të përfshihet më gjerësisht shteti dhe institucionet e saj. Shkupi ka industri, ka disa objekte të mëdha industriale megjithatë nuk mund të themi se ndotja vjen vetëm nga industria, ndotja është çështje e ndërlikuar që ndodh për shkak të shumë faktorëve. Janë të nevojshme investime të mëdha, këta investime me këtë buxhet Maqedonia nuk i ka”, deklaroi Toni Nikushevski – ambientalist nga Shkupi.
Por Shkupi nuk është qyteti i vetëm në këtë gjendje. Sipas organizatave ndërkombëtare që merren me matjen e cilësisë së ajrit edhe këtë vit Tetova është radhitur ndër 10 qytetet me ajër më të ndotur në Evropë, me koncentrim më të lartë të grimcave PM10 për metër kub. Nga Eko-Guerila propozojnë masa më rigoroze.
“Masat që duhet të merren janë lidhur me ngrohjen e cila bëhet me dru, rreth 90% e qytetit ngrohet me dru, përshpejtimi i gazifikimit, transporti publik i cili akoma mbetet peng për tu bërë. Qeveria duhet të jetë shumë më rigoroze në standardizimin e rregullave për automjetet të cilat e ndosin ambientin. Akoma kemi shumë punë për të bërë, në qytet aspak nuk pastrohet pluhuri i cili është po ashtu një shkaktar për ndotjen”, tha Ngadhnjim Memeti – Eko Guerilla Tetovë.
Dimrin e kaluar gjatë ditëve kur ndotja e ajrit ishte alarmante Qeveria pati kumtuar një sërë masash urgjente për reduktimin e pasojave si lirimi i të sëmurëve kronik dhe të moshuarve nga puna periudhën derisa do jetë ajri i ndotur, pastrimi i përditshëm i rrugëve, reduktimi i komunikacionit rrugor etj. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Ambient Jetësorë ndotja e ajrit rrezikon më shumë se 500.000 raste të vdekjes për çdo vit në Evropë./alsat m
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...