Google ADS

Ndodhin dy tërmete në Greqi

11:34 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Greqia është goditur nga dy tërmete të lehta, sipas Institutit të Athinës për Gjeodinamikë, dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme, shkruan Klan Kosova.

Raportohet se tërmeti i parë, që ndodhi mbrëmë 13 minuta pas mesnatës, ishte katër shkallë të Richterit dhe se epiqendra e tij ishte 28 kilometra në veriperëndim të Kilkis, ndërsa tërmeti i dytë, forca e të cilit nuk ishte e shënuar, ndodhi këtë mëngjes në 06.24 orë, me një epiqendër 25 kilometra në veriperëndim të Kilkis./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme