Ndjehet tërmet në pjesën jugore të Maqedonisë

17:56 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një tërmet i cili është ndjerë në Greqi ka dridhur gjithashtu edhe një pjesë të Maqedonisë.

Epiqendra e tërmetit ishte 27 kilometra larg Novacit.

Tërmeti ishte me madhësi prej 3.3 shkallë dhe me thellësi prej 10 kilometra.

Sot kishte më shumë tërmete në rajon, Greqi, Detin Jon dhe Shqipëri./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme