Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg, në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin. Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta. Ndjekim gazetaren e “ABC News” në Bruksel Erisa Zykaj.
“Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. Në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rijnë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të jashtëm.
Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor. Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22h”./ABC News
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...