Ndihmësi i sekretarit në Departamentin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, të hënën do të arrijë në Shkup për vizitë zyrtare.
Sipas TV24 Wess Mitchell do të jetë në vizitën e parë në vend, pasi vitin e kaluar mori pozitën e tij në Departamentin e Shtetit Amerikan, në vend të Victoria Nuland, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mitchell do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa jozyrtarisht mësohet se çështja e emrit do të jetë nga temat kyçe të diskutimit.
Vizita e Wess Mitchell vjen para aterimit të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i cili më 20 mars duhet të udhëtojë për në Maqedoni, për të sjellur propozim-marrëveshjen për çështjen e emrit.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...