Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell do të mbërrij sot në Maqedoni, për të realizuar disa takime me krerët shtetëror të vendit.
Siç ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në takime me të dërguarin amerikan do të diskutohet edhe për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që Mitchell të sjell porosinë e SHBA-ve për mbështetje në integrimet euro-atlantike, për të zgjidhur çështjen e emrit, por edhe për të zbatuar reformat që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend.
Mitchell do të takohet me Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...