Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq, njofton Anadolu Agency.
Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së Serbisë në Beograd, të cilës i parapriu një takim i përbashkët, Angjushev dhe Mihajlloviq sqaruan se planet fillestare parashihnin fillimin e ndërtimit në vitin 2020, por që sot janë dakorduar që do të tentojnë bashkë, që kjo të realizohet një vit më herët.
“Kishim një takim produktiv me Mihajloviqin ku diskutuam projektet infrastrukturore të cilat lidhin dy vendet tona, dhe si të tilla janë të rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Angjushev.
Ai shtoi se gjatë takimit është diskutuar edhe për korridorin 10, për të shtuar se në fund të prillit do të përfundojë rruga e fundit që kalon përmes Maqedonisë, autostrada Demir Kapi – Smokvicë, e cila do të vihet në përdorim.
Ministrja Mihajlloviq theksoi se takimi me Angjushevin ishte efikas dhe se u arrit marrëveshje për një përpjekje të përbashkët për fillim të shpejtë të ndërtimit të vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.
“Të fillojmë punimet sa më parë. U dakorduam se pavarësisht planeve që fillimi të bëhet në vitin 2020, të orvatemi bashkë që fillimi i ndërtimeve të bëhet në vitin 2019”, potencoi ajo.
Ministrja serbe tha se falë bashkëpunimit që ka me Maqedoninë, Serbia ndodhet në vendin e dhjetë të listës botërore Doing Business dhe pikërisht nga shkaku i kësaj tha ajo bashkëpunimi mes dy vendeve duhet intensifikuar më shumë, meqë ekziston një potencial për projekte të përbashkëta.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...