Deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi mbrëmë në emisionin “Programi 200” në televizionin Alsat tha se partia e tij është e gatshme për të hyrë në qeveri me BDI-në, me qëllim të përmirësimit të situatës, transmeton Gazeta Express.
“Po, do t’i mbyllim sytë për një çast, dhe për shkak të procesit, për shkak të përmirësimit të gjërave për një kohë mendoj se duhet t’i mbyllim sytë t’i durojmë edhe pak, edhe ashtu do të shkojnë në histori” tha Gashi në emisionin e Nazim Rashidit.
Ndryshe, Lëvizja Besa ditëve të fundit iu shmang edhe tryezës së përbashkët të partive politike shqiptare, me arsyetimin se nuk dëshiron të ulet në një tavolinë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa mbrëmë deputeti Gashi tha se janë të gatshëm që të formojnë bashkë me Ahmetin kabinetin qeveritar.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell