Ndërron jetë një 22 vjeçar në burgun e Kumanovës

01:00 | 25 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Në njërën nga qelitë e Bu rgut të Kumanovës rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë L.M. në moshën 22 vjeçe, nga Lagja Arbëria e Kumanovës, raporton televizioni ALSAT M.

Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit.

Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme