Ndërron jetë ish-komandant i UÇK-së, Muzafer Haruni – “Capi”

16:27 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Muzafer Haruni i njohur me nofkën e luftës si Capi.

Lajmin për gazetën KOHA e kanë konfirmuar familjarët e tij.

“Ka qenë për vizitë në Turqi. Ka pësuar një infarkt. Ky është një lajm i hidhur dhe i rëndë që sot mori familja jonë”, shprehen familjarët e Muzaferit.

Ndryshe, “Capi” përveç se ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, ai ka qenë aktivist edhe i shumë aksioneve humanitare që nga lufta e Kosovës e këndej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme