Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëpërmjet një statusi në facebook para pak minutash, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e prekur nga virusi Korona.
Ajo para pak ditësh solli në jetë fëmijën e saj, por nuk arriti dot të fitonte luftën me virusin Korona duke ndërruar jetë pasditen e sotme.
“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo, më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 31 mars në gjendje të rëndë shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkruan në profilin e tij në facebook, ministri i Shëndetësie, Venko Filipçe.
Ndërkohë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë njoftojnë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...