Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Arsim të Komunës ka marrë vendim që sot dhe nesër të ndërpritet procesi edukativo arsimor për shkak të situatës së krijuar pas zjarrit që ka shpërthyer sot në një depo në qytet.
Ndërkaq sot edukatoret e çerdheve obligohen që t’i mbajnë në kujdestari fëmijët, prindërit e të cilëve përshkak të përgjegjësive të punës nuk kanë mundësi t’i marrin nga çerdhet.
Ky vendim është marrë për arsye sigurie nga përkeqësimi i cilësisë së ajrit në Tetovë dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe nxënësve.
Po ashtu apelojmë edhe tek qytetarët që pa nevojë të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në përmirësimin e situatës dhe pastrimit të ajrit.
Qytetarët dhe nxënësit të cilët lëvizin jashtë për nevojat e tyre personale duhet të mbajmë me vete maska mbrojtëse, thuhet në njoftimin nga Komuna e Tetovës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin