Google ADS

Ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Gruevskit

16:25 | 1 Prill 2017
Arbresh.info

Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë humbur mbështetjen edhe të partisë simotër evropiane. Eurodeputeti Knut Flekeshtajn, i cili është pjesë e katërshes evropiane që ndërmjetëson zgjidhjen e krizës në Maqedoni theksoi shprehimisht se askush në Bruksel nuk mbështet politikat e VMRO-së e cila bllokon formimin e institucioneve.

Flekeshtajn në intervistën për emisionin “360 gradë” shprehu pakënaqësi edhe nga vizita e para 10 ditëve në Shkup.

“Nëse pas zgjedhjeve ka koalicion prej 67 deputetëve, atëherë ai duhet të ketë mundësi për të formuar Qeveri. Por e dimë që VMRO DPMNE nuk dëshiron të bëjë lëvizje dhe për këtë arsye mendoj se votuesit duhet ta dinë se me të vërtetë nuk ka askush në BE, as grupi simotër i Gruevskit që e mbështet këtë politikë. Këtë gjë votuesit duhet të dëgjojnë, të mos ketë keqkuptime se bëhet fjalë për parti majtiste apo djathtiste, por për demokraci, po ose jo – deklaroi, deputet i Parlamentit Evropian.

Flekenshtajn thekson se me kolegun i tij Edvard Kukan janë munduar duke dhënë mesazhe të qarta gjatë vizitës së tyre. Por ai shton se në Maqedonia kur është vonë – me të vërtetë është tepër vonë, shkruan Alsat M.

“Unë jam shumë i shqetësuar rreth kësaj situate sepse të gjithë e dinë se si funksionon demokracia, por ata që janë në pushtet nuk duan që kjo të ndryshojë dhe të shkojnë në opozitë, dhe nuk jam i sigurt se si ne mund të ndikojmë. Nëse themi që të “emërojmë dhe të turpërohemi” është shumë e rëndësishme, të gjithë me kujdes të shikojmë në grupacionet tona politike. Tani për tani për socialdemokratët është e lehtë, sepse “djemtë e këqij” janë në anën tjetër – tha ai.

Gjatë vizitës së fundit komisioneri evropian, Johanes Han dhe eurodeputetët Vajlg, Kukan dhe Flekenshtajn, u takuan me liderët e partive politike, por jo edhe me presidentin Ivanov. Nga zyra e tij thanë që terminin për takim ua lënë anëtarëve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët.” Mesazhet që i dërguan zyrtarët evropianë deri tek Ivanov ishin që ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ta ndryshojë vendimin e tij, të lejojë që të vazhdojnë proceset demokratike për formimin e menjëhershëm të Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme