Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga paraqitja e zjarreve pyjore që pasnesër deri në datën 15 të muajit të ardhshëm vendoset ndalesa për lëvizje në pyje me dedikim afarist, njoftoi sot ministria e Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit me Ujërat.Vendimi i Ministrisë dikasteriale nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet që menaxhojnë me rajonet e mbrojtura, siç janë parqet kombëtare, park pyjet, pyjet me dedikim specal si pasuri natyrore dhe të ngjashme.
Vendimi, gjithashtu, nuk vlen edhe për grupet e organizuara të turistëve për vizita turistike të pyjeve me dedikim afarist dhe parqet kombëtare dhe park pyjet. Turat turisitike, theksohet, do të bëhen në shoqërim të një përfaqësuesi nga NP “Pyjet e Maqedonisë”, parqeve kombëtare dhe park pyjeve. /albeu.com/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...