Google ADS

Ndalohet funksionimi i linjës hekurudhore Shkup-Kërçovë

12:42 | 5 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Për shkak të mbinxehjes së lokomotivës nga treni që ka qenë në përdorim për më shumë se katër dekada, treni motorik nuk po funksionon në linjën Shkup – Kërçovë për një javë të tërë.

Udhëtarët dëshmuan se dy javë më parë në një kodër lokomotiva u mbinxeh dhe ndaloi së punuari. Që atëherë lokomotiva nuk ka funksionuar.

Dhe si do të funksiononte kur lokomotiva është për dekada e vjetër.

Ata që shpesh udhëtojnë në këtë itinerar konfirmojnë se u është thënë se moti i nxehtë dhe pjerrësia e hekurudhës janë shkaku i mbinxehjes së lokomotivës.

Të ngjashme