Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalesë të grupimit të më shumë se katër personave, respektivisht grupimit në parqe, sipërfaqe publike dhe çdo vend tjetër publik gjatë 24 orëve ka përjashtime.
Qeveria njofton se vendimi nuk vlen për:
1. Për prindër me fëmijë nga e njëjta familje.
2.Gjatë organizimit të leksioneve në ambient të hapur, si pjesë e arsimimit formal në institucione arsimore dhe institucione për kujdes të fëmijëve.
3.Në pikat për pritje të transportit publik.
4.Gjatë trajnimeve profesionale sportive dhe garave.
5.Gjatë organizmit dhe mbajtjes së mbledhjeve zyrtare (takime, punëtori, trajnime, konferenca, sesione, etj.) Të cilat janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve, subjekteve të biznesit dhe organizatave të tjera.
6.Gjatë kryerjes së detyrave nga punonjësit në shërbimet thelbësore, si policia, ushtria, shërbimi zjarrfikës, sektori i sigurisë, shëndetësisë, etj./alsat
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...