Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Samuel Zhbogar sot i ndau shpërblimet e BE-së për gazetari hulumtuese.
Shpërblimin e parë e morën Snezhana Llupevska Sozen, Miomir Serafinoviq dhe Biljana Nikollovska për storjen hulumtuese “Vjedhja e identiteteve të qytetarëve për qëllime kriminale”.
Çmimin e dytë e mori Sashka Cvetkovska për storjen hulumtuese “Lojtarët e fshehtë nga SHBA-ja pas “fake news” të faqeve të Velesit, ndërsa shpërblimin e tretë Kristina Ozimec dhe Vasko Magleshov për storjen hulumtuese “Shumat skandaloze të deputetëve për shpenzimet e rrugës”.
Shpërblimet janë pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Përforcim i informimit cilësor dhe gazetaria e pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”. Qëllimi i ndarjes së këtyre shpërblimeve të BE-së është që tu jepet mirënjohje dhe të promovohen arritjet në gazetarinë hulumtuese.
Këto shpërblime jepen nga viti 2015. Këtë vit fondi shpërblyes është 10.000 euro, 5.000 për vendin e parë, 3.000 për të dytin dhe 2.000 euro për të tretin. Për ndarjen e shpërblimeve ka vendosur komisioni prej tre anëtarëve nga gazetarët hulumtues nga vendi dhe jashtë vendit. Për shpërblimin kanë arritur 20 aplikacione nga 23 gazetarë, ndërsa prej tyre tetë kanë hyrë në zgjedhjen më të ngushtë. Prej tetë storjeve janë zgjedhur tri storjet e shpërblyera./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...