NATO ka paralajmëruar se do të zëvendësojë flamurin e gabuar të Malit të Zi të ngritur para selisë së Aleancës në Bruksel me rastin e anëtarësimit të këtij shteti në këtë organizatë.
“Ishte ky gabim me flamurin, për shkak të të cilit shprehim keqardhje. Po e përmirësojmë gabimin, duke e ndërruar flamurin, i cili nuk ishte në tërësi sipas specifikave”, tha zëvendës zëdhënësi i NATO-s Pjer Kazalet, transmeton “Vjesti online”.
Përveç selisë së NATO-së në Bruksel, flamuri i Malit të Zi është ngritur edhe para komandës së NATO-s në qytetin belg Mons dhe shtabit të përgjithshëm për transformim në Norfolk në SHBA.
Sipas “Dan”, në variantin e simbolit malazez, krahut të shqiponjës, e cila ndodhet në flamurin e ngritur në ceremoninë e NATO-s ndodhen 14 flatra, derisa në simbolin zyrtar janë 13. Po ashtu vetë simboli ka ngjyrën e verdhë të mbylltë të forcuar me teksturë të zezë, ashtu që është vështirë të flitet për shqiponjën e artë ashtu sikurse është definuar me Kushtetutën e Malit të Zi.
Flamuri i gabuar i Malit të Zi është ngritur para syve të zyrtarëve të lartë të shtetit malazez, presidentit Filip Vujanoviq, shefi të diplomacisë Srxhan Darmanoviq, ministrit të mbrojtjes Predrag Boshkoviq, ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe të tjerë.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...