Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani morën pjesë në ngjarjen me rastin e marrjes së respiratorëve – një donacion i NATO-s për ballafaqim me COVID-19.
Në deklaratën për mediat, Ministri Filipçe theksoi se simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti. Ai tha se të gjitha vendet i kanë treguar njëri-tjetrit se çfarë do të thotë të ndihmosh, të ndash përvojat, njohuritë, por gjithashtu tregoi vlerën e vërtetë të aleancave në të cilat tani jemi një anëtar i barabartë.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për aleancën e NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të cilat që nga fillimi i krizës kanë dhuruar pajisje mbrojtëse dhe mjekësore pa të cilat do të ishte vërtet e vështirë për ne të menaxhonim këtë sfidë të madhe shëndetësore, këtë krizë të madhe shëndetësore. Konkretisht, bëhet fjalë për një dhurim i respiratorëve që përdoren në ambulancat për të transportuar pacientë nga një spital në tjetrin, diçka që do të forcojë ndjeshëm sistemin tonë shëndetësor në këtë segment”, tha Filipçe.
Në fillim të epidemisë, shëndeti publik kishte në dispozicion 120 respirator. Prej tyre, 90 ishin në qytetin e Shkupit, ndërsa 30 të tjerët në objektet e shëndetit publik në të gjithë vendin.
Si donacion në periudhën e kaluar kanë arritur respiratorët nga BE (20), nga katër kompani të Maqedonisë (85 respiratorë jo-invazivë), Norvegjia (20) respiratorë të lëvizshme, një donacion privat nga Republika e Bullgarisë (3) UNICEF (10), Republika e Gjermanisë (8)./Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...