Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse Sergey Naryshkin, sot në Beograd tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian për hapjen e kapitujve me Maqedoninë e Veriut është cinik.
Duke folur për “RTS”, në lidhje me vendimet e fundit të Samitit të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Naryshkin tha se “është një shembull i qëndrimit jo konsistent dhe shpesh cinik të Bashkimit Evropian ndaj shteteve të Ballkanit”
“Brukseli ka ftuar të dy vendet në integrimin euroatlantike, mbi të gjitha në NATO. Këto vende kanë përmbushur kërkesat e Brukselit, kanë përmbushur reformat e vështira dhe kur është fjala për BE-në, Brukseli ka mbyllur dyert e tyre. Kjo është vërtet cinike”, tha Naryshkin.
Rusia është në dijeni të presionit intensiv që NATO po i ushtron Serbisë për mosdhënien e statusit special të qendrës humanitare serbo-ruse, ndërsa kjo është edhe një konfirmim tjetër i ndërhyrjes së rëndë në punët e brendshme të vendit sovran, tha Naryshkin./Telegrafi/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...