Google ADS

Mulla Sula: Maqedonia një xhuxh i obsesionuar pas lashtësisë fiktive

18:36 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Është për të ardhur gjynah se si një grup njerëzish të kriminalizuar po i shfrytëzojnë shkollarët dhe disa aktivistë të pavetëdijshëm për të shkaktuar incidente e për të luajtur lojëra luftarake me të cilat dëshirojnë të shpëtojnë veten nga dënimi që po ju vie.

Fillimisht me humbjen e pushtetit, e pastaj besa edhe me do dënime të tjera, shkruan në shkrimin e tij të fundit kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), haxhi Sulejman efendi Rexhepi apo siç e njohin myslimanët e Maqedonisë si Mulla Sula.

“Kam filluar të mendoj se do jetë ndonjë mallkim që po i sillet Maqedonisë vërdallë, sepse, sa herë që njerëzit e sajë po fillojnë të kthjellen, diçka  po i tërheq në llumin dhe batakun e nacionalizmit të llojit më primitiv ballkanik që si ndonjë përbindësh po gllabëron shpresën, dritën, mirëkuptimin, dashurinë. Ndryshe nuk di të shpjegoj faktin që edhe pas një çerek shekulli, ky shtet nuk po bëhet shtet dhe, në fakt, po shndërrohet në gaz të botës”, shkruan efendi.Rexhepi.

Sipas tij Maqedonia, mjerisht, sot  po  perceptohet si një xhuxh i obsesionuar me madhështi e lashtësi fiktive që në vazhdimësi jeton në ankth se Shqiptarët, ndonjë “fuqi e errët” nga jashtë apo tradhëtarët e brendshëm po ia bëjnë varrin.Është tmerr të jetosh me bindje se do të të sekuestrohet ose do të të shitet  gjuha, flamuri, përkatësia kombëtare, kisha, heronjtë antikë, kufinjtë, teritori, fryma, ajri, uji…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme