Google ADS

Mukoski: OBRM-PDUKM është shndërruar si radikalët e Sheshelit dhe Agimi i Artë në Greqi

15:38 | 14 Shkurt 2020
A. B.

Deputeti nga grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski në replikë ndaj Antonio Milloshoskit për akuzat se për LSDM-në se ka akuzuar firmën e Muksoskit më herët ndërsa sot nuk është rast dhe për ngjarjet e 27 prillit, tha se “gabimin e pavetëdijshëm më 27 prill e pagove vet”.

“Sa i përket 27 prillit, do t’ju them disa fjalë. Krsto Mukoski për atë gabim të pavetëdijshëm që e bëri e pagoi vet. Më vjen keq që njerëz si ti të cilët i drejtonit lartë ta bëjnë atë atë që e bënë, ndërsa do t’ju përkujtoj në një deklaratë që ishte dhënë nga dëshmitari i cili për momentin është në arrati, mos e kërkoni Ljuben Araudovin, ngjituni lartë, qëllimi është Zaevi”, theksoi Mukoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Mukoskit, OBRM-PDUKM tashmë shndërrua në parti si Agimi i Artë në Greqi apo si radikalët e Sheshelit.

“Kjo nuk ishte baza e OBRM-PDUKM-së që kur u formua partia. Rruga e OBRM-PDUKM-së është rruga drejt strukturave euro-atlanike”, tha Mukoski.

Ai shtoi se firma për të cilën thirret Milloshoshki është kontrolluar nga DAP po nuk është gjetur asgjë dhe se do të vazhdojë me tenderë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme